Numërohen gjysma e votave në Dragash: Prin kandidati i PDK-së

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Në disa komuna numërimi i votave është duke u bërë në mënyrë shumë të shpejtë.

Në Komunën e Dragashit tashmë janë numëruar mbi 50% të votave.

Sipas të dhënave nga KQZ, kandidati i PDK-së ka përmbysur rezultatin e raundit të parë.

Kur janë numëruar rreth 50% të votave Shabani kryeson me 305 vota ndaj kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Rezultatet me 50% të votave të numëruara:

SHABAN SHABANI (PDK) – 2.365 vota apo 53,45%

BEXHET XHELADINI (PDK) – 2.060 vota apo 46.55%.

Të ngjashme