Nura e Lushtaku: Asnjëherë nuk do të mund t’ua kthejmë borxhin luftëtarëve të UÇK-së, zotohen në përkrahje të të gjitha këtyre kategorive

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt së bashku me kryetarin e degës së PDK-së, Sami Lushtaku kanë thënë se asnjëherë nuk do të mund t’ua kthejmë borxhin veteranëve e invalidëve të UÇK-së si dhe familjeve të dëshmorëve kontributin që kanë dhënë për lirinē që gëzojmë sot.

Por, megjithatë Nura tha se programi i tij ofron qëndrueshmëri për të gjitha këto kategori, duke shtuar se vlerat e UÇK-së do të jenë udhërrëfyes në shërbim të qytetarëve heroikë të Skenderajt.

Postimi i plotë:

Për aq sa të ekzistojmë, borxhin nuk do të mund t’ua kthejmë veteranëve e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare rë Kosovës si dhe familjeve të dëshmorëve, për kontributin tyre të dhënë në luftën luftën e fundit që çoi në çlirim dhe pavarësim të vendit.

Por, mëgjithatë mund të punojmë si udhëheqës të insitucioneve, që t’ua përmirësojmë mirëqenien e tyre.

Programi ynë ofron zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha këto kategori. Faleminderit për këtë përkrahje dhe për besimin që keni ndaj PDK-së! Vlerat e UÇK-së do të jenë udhërrëfyes për punën tonë në shërbim të qytetarëve heroikë të Skenderajt.

Të ngjashme