Organizatat ndërkombëtare e vlerësojnë të qetë e sipas standardeve procesin zgjedhor

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 14:05 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO) ka mbajtur konferencë për medie lidhur me monitorimin që u ka bërë zgjedhjeve lokale në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Pierre Peytier, shef i misionit tha se kanë pasur një gamë të gjerë të vëzhgimeve dhe monitorimeve duke u bazuar në standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

“Misioni ka një gamë pak më të gjerë të monitorimit duke iu ndarë informacione prej vëzhgimeve  dhe monitorimeve. Bazuar në standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe kornizave ligjore i kemi pasur synim edhe në monitorim të këtyre zgjedhjeve”.

Ai shtoi që në bazë të monitorimit këto zgjedhje kanë qenë të qeta në përgjithësi.

“Do doja të iu lexoj mesazhin kryesor tonin që ka të bëjë me zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje pavarësisht situatës në veri dhe situata tjetër me Covid-19 apo mundësia e shtyrjes së këtyre zgjedhjeve, mirëpo mund të themi që kanë qenë të qeta në përgjithësi dhe nuk kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”.

Elene Nizharadze, zëvendësshefe e misionit tha se ka pasur problem në qasjen e personave me aftësi të kufizuar nëpër qendra të votimit.

“Korniza ligjore parasheh që të krijohet qetësi në këto zgjedhje duke krijuar stabilitet nga këto zgjedhje. Gjatë viteve tq fundit reforma zgjedhore ka pasur ndryshime në këtë mes lidhur me adaptimin e rregullave. Legjislacioni parasheh rregulla për votimin e personave me aftësi të kufizuar, ku qasja fizike e vendvotimeve mbetet një barrierë për personat me aftësi të kufizuar”.

Bosko Nenezic, analist i zgjedhjeve, tha se KQZ është munduar që vazhdimisht të ofroj edukim mbi formën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, raporton EO.

“KQZ organizoi formën e edukimit të këtyre zgjedhjeve duke përfshirë këtu edhe mediat sociale. Përderisa ligji nuk është i qartë lidhur me zgjedhjet andaj KQZ ka trajnuar komisionerët dhe personat tjerë përgjegjës në këto zgjedhje”.

Kristina Kostelac, analiste e fushatës zgjedhore tha se presioni publik dhe korniza ligjore vazhdojnë të jenë problem në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve.

“Ne kemi ngreh shqetësimin ndaj presionit publik andaj e shohim që korniza ligjore parasheh shkeljet dhe sanksioneve duke ndikuar në integritetin zgjedhor”.

Të ngjashme