Osmani voton e shoqëruar nga vajzat, bën thirrje për daje në zgjedhje e respektim të masave

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 11:25 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i tij dhe dy vajzat ka votuar në Fakulteti Teknik, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Para gazetarëve, e para e vendit, ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht që të votojnë, në ndërkohë t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Sot qytetarët pa dallim në çdo cep të vendit tonë votojnë për kualitetin e jetës së tyre dhe udhëheqësin e tyre që do ta determinojnë mënyrë sesi në katër vitet e ardhshme do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë, prandaj ftoj në numër sa më të madh të dalin në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës në radhë të parë e mundësojnë e në radhë të dytë e mbrojnë çdo proces të lirë e demokratik”.

“Shpresoj që sot zgjedhjet të kalojnë pa asnjë incident dhe ju uroj që edhe juve medieve punë të mbarë sepse do të jetë ditë e gjatë, dhe uroj që të respektohen masat sepse është më rëndësi, të respektohen masat”, tha Osmani.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku  165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

Edhe prokuroria e shtetit ka krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë me mision mbrojtjen e votës së qytetarit.

Prokuroria ka njoftuar se ka 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës ku nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që e mundësojnë këtë.

Po ashtu edhe policia ka krijuar urdhër-planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv me 3553 policë të cilët do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

Edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka deklaruar se ka 35 gjyqtarë, kujdestar në nivel vendi do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

Të ngjashme