Paçarizi: Vetëvendosje u ndëshkua pasi nuk i gjeti kandidatët e duhur

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje sipas tij, u ndëshkua në këto zgjedhje pasi nuk i gjeti kandidatët e duhur.

“VV-ja është ndëshkuar në radhë të parë pasi s’i ka gjetur kandidatët e duhur dhe ka marrë një goditje në kuptimin që qytetarët i kanë thënë që s’mund t’i fitosh zgjedhjet në masën që ta kemi dhënë besimin. Pra, nuk ka votë falë, duhet të bësh diçka për të fituar”.

Megjithatë sipas Paçarizit, Vetëvendosje nuk ka rënë shumë nga ai rezultat atje.

Të ngjashme