Pacolli dhe Mehmeti në Hajvali: Çka kemi bërë për katër vjet s’ka bërë asnjë Qeveri

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 18:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar lagjen e Byçmetve. Prezentë në këtë vizitë ishte edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Pacolli tha se nëse AKR-ja do të kishte pozitë tjetër, situata në Kosovë do të ishte shumë më mirë.

“AKR prej ekzistencës ka punuar dhe ecur kryelartë, ka pasur elektorat dinjitoz. Jemi të vetmit të AKR që s’kemi pasur problem me ligjin dhe na bënë më tepër krenar dhe t’i besojmë idesë tonë liberale. Në vend të parë e kem punën. Vetëm me punë dinjitoze krijon mirëqenie me familjen tënde. Po të kishe pasur vetëdije në Kosovë AKR do të kishte pozitë tjetër dhe punët do të shkonin ndryshe. Nëse nuk kemi institucione s’kemi as përfaqësues. Ne kemi institucion presidentit që nuk vepron asgjë. Ne kemi insistuar bujqësia të marr një hov zhvillimi. Ne nuk duhet të ndalemi dhe tani kemi shansin të votojmë kryetarin tonë. E dini mirë sa ka punuar Gëzimi si drejtor i Infrastrukturës”.

Ndërsa, Mehmeti tha se nuk krahasohet asnjë qeverisje në Kosovë me qeverisjen e tij.

Tutje, ai u zotua se do të ndërtoj në Hajvali, shtëpinë e kulturës, çerdhe dhe qëndrim ditor për të moshuarit.

“Na e kemi tokë dhe s’jemi duke shfrytëzuar. Tash fokusi jonë është teknologjia informative dhe është e pashmangshme në Prishtinë. Duhet t’ia ofrojmë gjeneratës tonë një jetë më të mirë dhe perspektivë të mirë. Zotohem se do ta bëjë parkun e teknologjisë informative. Në Hajvali kemi ndërtuar 45 rrugë. Hajvalia do ta ketë shtëpinë e kulturës, çerdhe, dy kolektorë dhe çka është shumë me rëndësi do ta ndërtojmë një qëndrim ditor për të moshuarit. Çka kemi bërë për katër vite nuk ka bërë asnjë Qeveri”.

Më tej, Mehmeti tha se do rris buxhetin në 6 milionë dhe do t’i dal në ndihmë fermerët.

No description available.

Të ngjashme