Pacolli: Me LDK-në kemi shtigje të ndryshme, por destinacion të njejtë

Shtime | 06 Shk 2021 | 17:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli në një takim me qytetarët e Komunë së Shtimës ka thënë kjo parti dhe ajo e LDK-së kanë shtigje pak ndryshe, por me destinacion njëjtë, raporton Ekonomia Online.

“Para vetes kemi sfida të mëdha e të vështira dhe duhet t’i tejkalojmë më 14 shkurt duhet të shkojmë para kutive të votimit. Ajo ditë duhe të fillojë me mbarësi dhe ju shkoni të hudhni edhe një guri në kështjellën e ardhmërisë. Dy parti prej një brumi kemi zgjedhur shtigje pak më ndryshe por destinacioni ynë është i njëjtë” ka thënë ai.

Poashtu Pacolli ka thënë se nuk e ka kuptuar se përse Kurti ka dashur ta arrestojë atë në kohë pandemie.

“Albin Kurti me këlyshët e vet deshën të më arrestojnë në kohë të pandemisë, për çka nuk e kam kuptuar asnjëherë. Doktrina e Albin Kurtit i përket viteve të 70’ta. Nuk janë hajna të gjithë ata që e kanë sjellur Kosovën deri këtu por kanë punuar dhe Kosova është ndryshe. Hera e parë është që presidenti më i fuqishëm i botës dhe vendi ma i rëndësishëm i botës është marrë me orë të tëra me Kosovën” është shprehur ai.

Sipas Pacolli nuk ka njohje të tërhequra për Kosovën.

“Njohjet e kosovës nuk janë tërhequr. Kërkojmë marrdhënie diplomatike me Kosovën” shtoi Pacolli

Të ngjashme