Parregullsi në shkollën “Shotë Galica” në Skenderaj

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Parregullësi janë raportuar në shkollën “Shotë Galica” në Runik të Skenderajt ku rreth orës 11:00 një person gjatë votimit ka nxjerrë telefonin dhe ka tentuar që të ndikohet nga dikush për të votuar.

Ai është lajmëruar menjëherë me stafin e shkollës në Runik dhe kanë bashkëpunuar me ekipet e policisë. Kjo e fundit në një përgjigje zyrtare ka thënë se nuk ka gjetur fotografi të votës në telefonin e tij nëse ka dashur t’i dëshmojë dikujt se kë e ka votuar, prandaj nuk është arrestuar, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka thënë se nuk ka ndonjë rast nga Runiku që ka shkuar deri në Prokurorinë Speciale, e cila merret ekskluzizivsht me procesin zgjedhor.

Të ngjashme