Pas serisë së bujtjeve, Uran Ismaili fillon me Prishtina Podcast

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka njoftuar sot se pas serisë së bujtjeve nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, ai tani do të fillojë një format të ri të njohur si podcast, të cilin e ka quajtur Prishtina Podcast.

Në një postim paralajmërues për serinë e radio emisioneve, Ismaili ka shkruar: “PRISHTINA PODCAST 🎧💙 Pas serisë t’bujtmeve, po e ndaj me ju një seri të re n’format tjetër. Një temë nga plani për Prishtinën. Dy, tre bashkëbisedues dhe ekspertë fushe. Një moderator – une! 🤗 Sonte po e nisim me temën “Prishtina, qytet miqësor për biçikleta” me James Thoem nga Copenhagenize dhe Arlind Demaj nga Bike Friendly Café & Shop poëered by Supercyclists. Shihemi në 20:00. Shijojeni!

Sipas Ismailit, Prishtina Podcast është parë si një nevojë për të diskutuar për temat jetike për kryeqytetin, meqë problemet e qytetit nuk kanë marrë hapësirë dhe vëmendje të mjaftueshme në publik.

Në epizodëne e parë të cilën ai do ta moderojë, Ismaili ka ftuar James Thoem, drejtorin e Copenhaenize, kompanisë së njohur botërore për transformimin e qyteteve të mëdha në shtigjet e bicikletave, përfshirë Parisin, Amsterdamin, Toronton, Bordon dhe qyteteve tjera të rëndësishme botërore, si dhe Arlind Demaj nga Bike Friendly Café & Shop fuqizuar nga Supercyclists.

Ismaili poashtu ka thënë se ai ka marrë zotime nga ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme për mbështetje në zbatim të programit për Prishtinën, nën menaxhimin e tij si i pari i kryeqytetit.

Të ngjashme