PDK-ja e thellon rezultatin në Kaçanik

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Deri në orën 19:57, sipas të dhënave të KQZ-së, në Kaçanik i pari me vota po prin Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës, me 60.76% të votave, ose 1.533 vota.

I dyti renditet Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosjes me 24.46% të votave, ose 617 vota.

I treti me vota në Kaçanik deri më tani është Shukri Luta, kandidat i pavarur me 7.61% të votave ose 192 vota.

I katërti është Shkelqim Jakupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 6.18% të votave, ose 156 vota dhe i fundit renditet Kastriot Bushi me 0.99% të votave, ose 25 vota.

[20:12]  Këto janë rezultatet e para nga Kaçaniku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Deri në orën 19:57, sipas të dhënave të KQZ-së, në Kaçanik i pari me vota po prin Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës, me 54.48% të votave, ose 286 vota.

I dyti renditet Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosjes me 23.24% të votave, ose 122 vota.

I treti me vota në Kaçanik deri më tani është Shukri Luta, kandidat i pavarur me 12.76% të votave ose 67 vota.

I katërti është Shkelqim Jakupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 9.14% të votave, ose 48 vota dhe i fundit renditet Kastriot Bushi me 0.38% të votave, ose 2 vota.

Të ngjashme