PDK-ja në Pejë mbyll fushatën, Muhaxheri falënderon aktivistët dhe fton qytetarët të votojnë të dielën

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Të nderuar qytetarë,

Përmes këtij postimi më lejoni që të ju falënderoj secilin nga ju që ishim bashkë në këtë fushatë zgjedhore në një moment krejt të pazakontë për PDK-në në Pejë.

I falënderohem deri në përulje, kryetarit të PDK-së në Pejë z. Xhavit Haliti që na mbështeti gjatë gjithë kohës, secilit kryetar të nëndegës, secilit kandidat për asamble, secilit aktivist të PDK-së që nuk u ndalen së punuari për partinë.

Të nderuar qytetarë, e diela e 17 Tetorit nuk është vetēm një ditë e zakonshme vikendi, por është e diela ku qytetarët e Pejës do të vendosin se kujt do t’ia delegojnë besimin për t’i përfaqësuar në katër vitet e ardhshme.

Prandaj, kandidatët e PDK-së për asamble komunale janë gati për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Pejës për katër vitet e ardhshme.

VOTO PDK 177
Bashkë për Pejën

Ju faleminderit!

Të ngjashme