PDK-ja shpalos platformën e rimëkëmbjes në Drenas

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxha i shoqëruar nga kandidati për deputet nga kjo parti Sejdi Hoxha kanë vizituar disa biznese në Drenas të cilave ua kanë prezantuar platformën e rimëkëmbjes.

Hoxha në një postim në Facebook ka bërë të ditur se gjithashtu kanë vizituar edhe rininë demokratike, veteranët e luftës se UÇK-së, si dy nga nëndegët me të fuqishme të PDK-së në Tërstenik dhe Komoran.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin në ardhje Enver Hoxhaj  e filluam vizitën duke filluar nga bizneset në Drenas, pastaj takuam rininë demokratike, veteranët e luftës se UÇK-së, si dhe vizituam dy nga nëndegët me të fuqishme të PDK-së, Tërstenik dhe Komoran.

Në këto vizita shpalosëm platformën e rimëkëmbjes e cila do të ndikoj në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies se qytetareve tonë.

Subjektet tjera politike, përveç PDK-së asnjë investim kapital nuk e kanë bërë në Drenicë gjatë qeverisjës se tyre, prandaj Drenica është e zhvilluar vetëm kur PDK është në qeverisje.

Sejdi Hoxha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme