PDK lidh koalicion me AAK-në në Malishevë

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Dega e PDK-së në Malishevë ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me AAK-në për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen me 14 nëntor.

Në njoftimin e degës së PDK-së, thuhet se bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse, sonte nënshkruam marrëveshje që na bashkon për Malishevë, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe në balotazh PDK-ja do të garojë me Nismën.

Njoftimi i plot nga PDK:

Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje

Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës.

Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën.

PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës.

Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton.

Bashkë me AAK-në!

Të ngjashme