PDK në Prizren: Kemi jashtëzakonisht shumë vota

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kujtim Gashi nga dega e PDK-së në Prizren ka thënë se sipas informatave në terren kanë fituar shumë vota, megjithatë do të presin deri në numërimin e votës së fundit.

“Falënderoj qytetarët për një kulturë të lartë demokratike që kanë treguar sot gjatë procesit zgjedhor. Kryetari i ardhshëm Shaqir Totaj dhe kandiadatët tonë kanë folur me ju. Ne kemi fituar shumë vota dhe na bën të kemi shumë besim. Por, me durimin maksimal do të presim deri në fund të secilës votë”.

Ai ka thënë se respektojnë secilin EXIT POLL të prezantuar, por se vullneti i vërtetë i qytetarëve ndodhet në kutitë e votimit.

Të ngjashme