PDK përmbyllë fushatën: Lushtaku e Nura fitorën ia dedikojmë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 22:18 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur fushatën elektorale në komunën e Skenderaj.

Në takimin përmbyllës kryetari i degës Sami Lushtaku ka falënderuar të gjithë qytetarët e Skenderajt për mbështetjen dhe besimin e dhënë për Partinë Demokratike të Kosovës, përderisa tha se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës shkon për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Faleminderit përkrahjen që ju në vazhdimësi ja bëni PDK-së të Drenicës dhe të Kosovës. Asnjëherë nuk kam qenë me i emocionuar dhe merzitur për arsyen se shokët tanë, bashkëluftëtarët tanë, kryetari i PDK-së dhe presidenti i vendit padrejtësisht nuk janë këtu me neve. Edhe pse ata nuk janë këtu me neve, ata do të jenë në zemrat tona përgjithmonë”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa kandidati për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura gjersa ka falenderuar simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se pushteti aktual mund të ia mbyllë sallat, por asnjëherë fitoren e PDK-së. Ndërsa thotë se këtë fitore ia dedikon Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Pushteti aktual mund të na i mbyllë sallat por asnjëherë nuk do të na e ndalë fitorën. Duke iu falenderuar secilin që për një muaj rresht, bashkarisht fuqizuam PDK-në, për të festuar fitorën e 17 tetorit, e këtë fitore, ju dhe ne bashkarisht do të ia dedikojmë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka thënë Nura.

https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=1532659578&attachment_id=584249385962187&message_id=mid.%24cAAAAAA3GaEeCttzCYF8hZdjbaDoy

Të ngjashme