PDK po prin në Vushtrri, edhe për Asamble

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po prin në Komunën e Vushtrrisë edhe në përqindjen e fituar për Asamble Komunale.

Kur janë numëruar 37,96% e votave për kandiodatët për Kuvend Komunal, PDK prin me 32,45%

Edhe në garën për kryetar të Komunës, megjithëse para garës nuk konsiderohej favoriti kryesor, Ferit Idiriz i PDK-së po prin me 34,63% para kryetari aktual, Xhafer Tahiri.

REZULTATET:
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (PDK) – 32,45%
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK) – 30,87%
LËVIZJA VETËVENDOSJE! – 26,47%
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK) – 4,01%
LËVIZJA PËR BASHKIM (LB) – 2,72%
NISMA SOCIALDEMOKRATE – 1,78%
KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (KDTP) – 1,28%
SRPSKA LISTA – 0,43%

Të ngjashme