Për sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Gara mes Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusarit të Vetëvendosjes do të jetë njëra ndër më interesantet e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Megjithatë, diferenca në vota në mes ish-kryetares së Gjakovës dhe kryetarit aktual në rundin e parë, sipas rezultateve preliminare, nuk ishte edhe e vogël krahasuar me komunat e tjera që pritet të shkojnë në balotazh.

Gjini ka më shumë se Kusari 580 vota edhe pse kjo diferencë ndryshon pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Edhe për Kuvende Komunale AAK ka më shumë se Vetëvendosja.

Aktualisht, 30,20% ka AAK, ndërsa Vetëvendosje ka 28,62%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme