Përfundon numërimi i votave me kusht, Dragashi i mbetet LDK-së

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.

Edhe pas numërimit të votave me kusht Dragashi i mbetet LDK-së, Bexhet Xheladini do të jetë kryetar i kësaj komune, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Numërimi i këtyre votave kishte rëndësi sidomos për rezultatin në Komunën e Dragashit, pasi që kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ishte vetëm 143 vota para kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani.

Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në komunën e Dragashit, sipas të dhënave të KQZ-së, ishte 211.

Nga votat me kusht LDK ka marrë 121 vota kurse PDK ka marrë 91 vota,

Të ngjashme