Përplasje mes Baraliut dhe Latifit: Mos më krahaso mua me Agim Bahtirin

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Blerim Latifi dhe opinionisti Bleron Baraliu kanë debatuar në emisionin Pressing në T7.

Dyshja nuk janë pajtuar rreth qasjes së mediave gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit.

“S’po flas për të gjitha por në përgjithësi mediat kanë qenë korrekte, e kanë bërë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Latifi.

“Një deklaratë e tillë ka me tu cilësuar e barabartë me atë të akademik Bahtirit”, ia ktheu Baraliu.

“Me thënë mediat kanë qenë korrekte ma merr mendja është e barabartë me cilësimin se Agim Bahtiri është akademik”, shtoi Baraliu.

“E para këto janë dy raste që s’mund të krahasohen. Me më krahasu mua me Agim Bahtirin është ofendim…edhe tërhiqe fjalën”, tha Latifi.

“Blerim nuk të krahasova”, ndërhyri Baraliu.

“Është ofendim për debatin edhe për publikun”, theksoi Latifi.

Të ngjashme