Personat e verbër do të votojnë personalisht në zgjedhjet lokale

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Më datën 17 të këtij muaji në vendin tonë do të mbahen Zgjedhjet Lokale.

Deri atëherë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon përgatitjet e duhura.

Së fundmi, KQZ përmes një Ri-tenderi ka bërë me dije se do t’ua mundësojë votimin personalisht edhe personave të verbër.

Për ri-tenderin “Krijimi i mundësive që votuesit e verbër të votojnë personalisht në zgjedhjet lokale 2021”, fillimisht janë ndarë 33 000,00 euro.

Ndërkohë që sipas njoftimit, ky ri-tender i është dhënë operatorit ekonomik SH.N.V, për 32 658,00 euro.

Të ngjashme