Pjesëmarrja e votuesve sipas komunave, më shumti qytetarë votuan në Zveçan

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Pjesëmarrja e votuesve sipas komunave, më shumti qytetarë votuan në Zveçan.

Tashmë ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.

Më së shumti qytetarë që shkuan drejtë kutisë së votimit ishin nga Komuna e Zveçanit ku aty 83.92 përqind e qytetarëve dolën për ta hedhur votën për kandidatin e tyre i cili do t’i udhëheq për katër vitet e ardhshme. Më pas më së shumti votues pati në Komunën e Leposaviqit, më pas Mitrovica e Veriut, Komuna e Mamushës, Zubin Potoku dhe Novëbërda.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna.

Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në këtë LINK.

Më poshtë është lista e plotë të komunave sipas rezultateve të KQZ-së:

Zveçan 83.92%

Leposaviq 74.01%

Mitrovicë e Veriut 68.94%

Mamushë 66.61%

Zubin Potok 64.55%

Hani I Elezit 58.59%

Klokot 58.15%

Shtërpcë 56.58%

Ranillugë 54.43%

Obiliq 51.68%

Junik 50.43%

Partesh 50.29%

Kaçanik 49.61%

Shtime 49.55%

Kamenicë 47.73%

Podujevë 46,46%

Lipjan 46,05%

Rahovec 45,52%

Prishtinë 44,89%

Ferizaj 44,19%

Skenderaj 43,25%

Graçanicë 43,15%

Gjilan 43,20%

Vushtrri 42,76%

Gllogovc 42,67%

Viti 41,36%

Malishevë 41,20%

Suharekë 40,82%

Fushë Kosovë 40,74%

Istog 40,63%

Mitrovicë e Jugut 40,14%

Deçan 37,94%

Gjakovë 36,75%

Pejë 36,07%

Klinë 35,71%

Prizeren 35,38%

Dragash 34,51%

Të ngjashme