Plani i Daut Haradinajt, investime milionëshe në gjitha fshatrat e Prishtinës

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, tanimë është njëri prej pretendentëve kryesorë për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit. Shumë analistë, por edhe qytetarë, Haradinajn po e shohin me një sy tjetër. Ai ka bërë një ecje të shpejtë drejt majës së listës në këtë garë.

Me fushatën e tij, por edhe me programin që përmban plane e projekte të padëgjuara më parë për Prishtinën, Haradinaj ka kapur vëmendjen e qytetarëve, por edhe dëshirën e tyre që ai të jetë kryetar i kryeqytetit.

Një plan të veçantë, Haradinaj e ka për zonat rurale, të cilat zakonisht mbesin të neglizhuara për shkak të koncentrimit të projekteve në qytet.

Një prej pikave kryesore, Haradinaj e ka revitalizimin e infrastrukturës në zonat rurale, ku përfshihen investimi në infrastrukturë rrugore, zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë e perimtarisë. Po ashtu do të bëhen përpjekje që të kenë qasje të përshtatshme në treg për prodhuesit.

Një tjetër investim që do të bëhet me shpejtësi, është ai në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit për vendbanimet që e kanë të papërfunduar ose pjesërisht të përfunduar. Po ashtu, do të trajtohen ujërat e zeza me impiante të ndarë, si dhe do të propozohen impiante shtesë, duke trajtuar ujin vetëm për një deri në tri fshatra, në varësi të konfiguracionit te terrenit ose do të ndërtohen kolektorë të përbashkët që do të trajtohen në impiantit e planifikuar në Fushë Kosovë.

Një tjetër synim i Haradinajt është edhe zhvillimi rural dhe bujqësor. Po ashtu investim i veçantë do të jetë ai për zhvillimin e agro-turizmit, gjë për të cilën Prishtina ka potencial të madh, por që deri tani nuk është shfrytëzuar. Kjo gjë do të bëhet përmes bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe investitorëve privatë.

Vlen të theksohet se në programin e Haradinajt, në veçanti, planifikohet të mbështetet prodhimi i mishit në fshatrat e Prishtinës, për t’i ndihmuar fermerët, por edhe për të prodhuar mish cilësor për qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës.

Haradinaj, e vazhdon fushatën për çdo ditë, duke takuar qytetarë, një pjesë të madhe të të cilëve binden për mbështetjen e Haradinajt me 17 tetor.

Të ngjashme