Pozherani i Vitisë përkrah masivisht kandidatin për kryetar Sokol Halitin

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar banorët e lagjes të Muhaxherëve në Pozheran.

Haliti së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit të Komunës, Majlinda Ostrogllava dhe Ilir Zuka, nga lista e LDK-së, disktuan me banorët e kësaj lagjeje për planet dhe projeksionet zhvillimore për katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Sonte qëndruam në Lagjen e madhe të Muhaxherëve në Pozheran, për projekte, poashtu, të mëdha.

Është gjithmonë kënaqësi të gjendesh në mese të tilla, me njerëz bujarë e me traditë të punës.

Edhe kjo pjesë, si i gjithë Pozherani do të zë vend primar në agjendën tonë.

Bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit të Komunës, Majlinda Ostrogllava dhe Ilir Zuka, nga lista e LDK-së, me banorët e kësaj lagjeje biseduam për planet dhe projeksionet zhvillimore për katër vitet e ardhshme.

Me përkrahjen që morëm në Lagjen e Muhaxherëve në Pozheran, ndihemi më të fortë!

Faleminderit!

S.H.

Të ngjashme