Ramosaj: Deçanin do ta bëjmë kryeqytet të turizmit, bujqësisë e bletarisë

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është zotuar se Bujqësia dhe Turizmi do të jenë prioritet kryesore për zhvillimin e Deçanit.

Me këtë rast, Ramosaj ka vizituar bletarët deçanas, duke ndarë mjete të punës për 166 bletar, si koshere, tymose e thika.

Postimi i plotë:

Ashtu siç jemi zotuar, Bujqësia dhe Turizmi do të jenë dy prioritetet tona kryesore për zhvillim e prosperitet. Të dashur qytetarë, Sot, së bashku me drejtorin e Bujqësisë z.Rifat Stojkaj, kemi takuar bletarët deçanas, me ç’rast kemi bërë ndarjen e mjeteve të punës për 166 bletarë: koshere, tymose dhe thika. Njëkohësisht janë ndarë edhe 27 gërshërë për pemëtarët deçanas. Bletarë dhe ju pemëtarë, i gëzofshi pajisjet e ju shkoftë puna mbarë. Deçanin do e bëjmë Kryeqytet të turizmit, bujqësisë e bletarisë!

Të ngjashme