Ramosaj: Këtë mandat po e finalizojmë shëtitoren në drejtim të Grykës së Deçanit

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se po shkojnë drejt finalizimit të shëtitores në drejtim të Grykës së bukur të Deçanit.

Madje, ai tha se ky projekt përmbanë në vete ndërtimin e shëtitores, ndriqimit, ulëseve, muret mbrojtëse me arkitekturë tradicionale vendore, kanalin e ujit, hapësira për pushim,si dhe  trajtim i veçantë i “KRONIT TË THANËS”.

Postimi i plotë:

Kjo është shetitorja e bukur që po shkon drejtë finalizimit, në drejtim të Grykës së bukur të Deçanit!Projekt ky që përmbanë në vete ndërtimin e shëtitores, ndriqimit, ulëseve, muret mbrojtëse me arkitekturë tradicionale vendore, kanalin e ujit, hapësira për pushim, trajtim i veçantë i “KRONIT TË THANËS” e do të vazhdoj me ndërtimin e shtegut tjetër të këmbësorëve dhe çiklistëve deri tek Qendra Rinore, e Kolonia e Artistëve!Kështu, ne po punojmë në krijimin e mundësive, që qytetarët tonë, ti shijojnë dhe përjetojnë bukuritë që na i fali Zoti, e që nuk ka kush që na i ndalë.Për këtë kam qenë i vendosur dhe i pathyeshëm nga dita e parë që kam marrë mandatin, që me besimin e tyre më dhanë qytetarët për të qenë Kryetar!Deçani është i qytetarëve të Deçanit, prandaj edhe motoja jonë, që nuk është vetëm moto, por është zotim i yni i sinqertë #PërDeçaninSkaMeUndal.Dhe nuk do të ndalemi.Do ta bëjmë Deçanin që qytetarët e Deçanit e duan dhe janë krenarë me të!Ajo që është ënderr e jona e përbashkët!Kryeqytet të turizimit në Kosovë!Jemi bashkë në rrugën dhe vizionin tonë

!Do të jemi bashkë me 17 tetor

!Do të jemi bashkë gjithmonë

!#AAK121

BR

Të ngjashme