Ramosaj mbikëqyr punimet në ndërtimin e Shtëpisë së Shoqatës Bjeshkatare – Alpiniste

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së për komunën e Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka parë nga afër punimet në ndërtimin e shtëpisë së Shoqatës Bjeshkatare – Alpiniste “Shkëlzen Haradinaj”.

Postimi i plotë:

Ndihem i lumtur kur shohë nga afër realizimin e shumë projekteve zhvillimore e turistike në komunën e Deçanit!

Sot, bashkë me një pjesë të aktivistëve të Aleancës, pashë nga afër punimet në ndërtimin e shtëpisë së Shoqatës Bjeshkatare – Alpiniste “Shkëlzen Haradinaj” e cila është adresa më e mirë turistike në bjeshkët tona!

Të ngjashme