Ramosaj me liderin Haradinaj në Gllogjan: Entuziazëm dhe mbështetje e jashtëzakonshme për Aleancën

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj qëndruan në Gllogjanin heroik.

Ramosaj ndihet i nderuar që gjendet në këtë vend ku u frymëzuan me ideal e shpirt liridashës breza të tërë.

Postimi i plotë:

Faleminderit GLLOGJAN! Sonte bashkë me Liderin tonë Haradinaj, qëndruam në vendlindjen e tij! Në Gllogjanin heroik, shumë të nderuar me entuziazmin dhe mbështetjen e madhe! Vendi ku u frymëzuan me ideal e shpirtë liridashës breza të tërë, edhe sot vazhdon të jetë frymëzim, inspirim e motivim në rrugën tonë të shtetëndërtimit dhe punëve të mira për vendin tonë! Siç kemi qenë, do të jemi bashkë gjithmonë! #PërDeçaninSkaMeUndal. #AAK121

✅

BR

Të ngjashme