Ramosaj merr mbështetje madhështore nga Carrabregi i Ulët

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vizituar vendlindjen e tij në Carrabreg të Ulët, duke marrë përkrahje dhe mbështetje madhështore.

Ramosaj ndihet i lumtur që këtë frymë po e kultivon edhe brezi i ri, e gjenrata të reja.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra vendlindja ime, CARRABREG I ULËT!

Sonte, si gjithmonë, vendlindja ime, më bën krenar me mbështetjen dhe përkrahjen e tyre madhështore!

Jam krenar që jam njëri nga ju, që jam biri i juaj, që u linda, u rrita me ju; e në mesin tuaj u edukova dhe u frymëzova nga paraardhësit tonë, e që pastaj si brez ishim krah njëri-tjetrit në ditë të vështira, por edhe në ditë të mira!

Këtë frymë jam i lumtur që po e kultivojnë edhe brezi i ri, gjeneratat e reja!

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj!

Jemi bashkë gjithmonë!

#PërDeçaninSkaMeUndal.

#AAK121

BR

Të ngjashme