Ramosaj: Në këtë fushatë ka pas shumë gjëra që më kanë bë me qeshë

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Qytetarë dhe bashkëpunëtorë kanë shkuar në zyrën e Ramosaj për ta uruar. E ky i fundit që është fitues i zgjedhjeve në Komunën e Deçanit thotë se ndjehet mirë me rezultatin dhe se është shpërblyer mundi i tërë ekipës, njofton Klankosova.tv.

Ai tutje tregon se në këtë  fushatë ka pas shumë gjëra që e kanë bërë me qeshë.

“Ka qenë një përkushtim tepër maksimal, për katër vite thuaj çdo ditë ose ka filluar një punë ose ka përfunduar një tjetër. Komuna ka qenë adresë, ka qenë derë e hapur për krejt hallet e qytetarëve. Ka qenë i pritshëm rezultati, sepse kem ditë me punu shumë, me i respektu njerëzit shumë edhe me ju gjind në krejt hallet dhe telashet që i kanë pas”.

Ramosaj tregon se në këto zgjedhje kanë punuar për një stad tjetër të zhvillimit që Deçanit, me u njoftë jo vetëm për bujarinë e traditën.

“Deçani ka mundësi të shumta dhe unë i besoj perspektivës së këtij qyteti dhe faza përfundimtare, ose finalja, synimi jonë kryesorë është që Deçani të jetë kryeqendër e turizmit.”

Ramosaj në fund e preu edhe tortën me simbole të partisë që i takon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme