Ramosaj ofron mbështetje për stafin e Entit për punësim: Do jem krahu juaj gjithmonë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj ka takuar stafin e mrekullushëm të Entit për Punësim.

Madje, Ramosaj është zotuar që do të jetë në krahun e tyre me të gjitha mundësitë dhe komunën që drejton.

Postimi i plotë:

Takova dhe bashkëbisedova me stafin e mrekullushëm të ENTIT PËR PUNËSIM!
I përgëzova për punën e tyre në kujdesin dhe trajtimin që e bëjnë në punën e tyre, me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë sonë dhe përkushtimin e tyre për të identifikuar mundësi punësimi dhe sistemimin e personave adekuat sipas kërkesave të tregut të punës!
Ju dhash zotimin tim, që do të jem në krahun e tyre me të gjitha mundësitë e mia dhe komunës që drejtoj!Për Deçanin s’ka me u ndal

BR

Të ngjashme