Ramosaj takon banorët e fshatrave Gramaqel e Jasiq i Ri, premton se do të jetë pranë tyre për çdo kërkesë

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Deçanit nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj, ka takuar banorët e fshatrave Gramaqel dhe Jasiq i Ri.

Ramosaj u ka thënë banorëve se do të jenë pranë tyre për çdo kërkesë e cila është në kompetencë të Komunës së Deçanit.

“Entuziazëm e vullnet i madh në Gramaqel, i shprehur sonte nga takimi me banorët e këtij lokaliteti, për fitoren e AAK-së, më 17 tetor. Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur, jo vetëm në Gramaqel, por gjithandej komunës së Deçanit. Gjithashtu sot, takuam edhe qytetarët e Jasiqit të Ri! Do të jemi pranë tyre për çdo kërkesë e cila është në kompetencë dhe me mundësi të realizimit nga komuna e Deçanit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme