Ramosaj: Të gjithë së bashku për Deçanin e pastër

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj ka marrë iniciativën për pastrimin e të gjitha pjesëve të qytetit të Deçanit.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe fshatrat përreth, duke e bërë Deçanin një vend të sigurt për shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Për ditën botërore të qyteteve të pastra kemi vazhduar me aksionin për pastrimin e të gjitha pjesëve të qytetit dhe po ashtu këtij aksioni iu kanë bashkuar të gjitha fshatrat e komunës tonë. Për këtë u jam falënderues të gjithë kryetarëve të fshatrave dhe secilit qytetar që sot ka ndarë kohë për të pastruar mjedisin që na rrethon. Të gjithë së bashku për Deçanin e pastër!

Të ngjashme