Ramosaj u prit në konakun e komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, zotohet se nuk do të ndalet për zhvillimin e Deçanit

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë nderuar familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së shenjtë të UÇK-së.

Ramosaj u prit në konakun e komandantit më të suksesshëm i UÇK-së, që iu ka pri trimave të Dukagjinit e Kosovës për Liri, ish-Kryeministër, e Liderit Ramush Haradinaj.

Madje, kryetari Ramosaj tha se historia më e re dhe më e lavdishme, është shkruar me luftën dhe sakrificën e këtij brezi që solli lirinë dhe pavarësinë.

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj u zotua se nuk do të ndalet në rrugën për zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit dhe komunën e Deçanit.

Postimi i plotë:

Nuk ka nder më të madh, se të jesh para tyre, e akoma më nder dhe përgjegjësi të kesh besimin e tyre!

I nderuar të jem në mesin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftes së shenjtë të UÇK-së!

Historia më e re dhe më e lavdishme, është shkruar me luftën dhe sakrificën e këtij brezi që solli lirinë dhe pavarësinë!

Faleminderit nga zemra për mikëpritjen në konakun tuaj Komandati më i sukseshëm i UÇK-së, ju që ju pritë trimave të Dukagjinit e Kosovës për Liri, ish-Kryeministër, e Lideri ynë z.Ramush Haradinaj!

Faleminderit nga zemra gjithësecilit nga ju!

Zotohem, që nuk kam me u ndalë në rrugën tonë, për zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit dhe komunës së Deçanit, ashtu siç është vizioni dhe misioni ynë i përbashkët, për një qytet të zhvilluar, me perspektivë të kjartë dhe kryeqytet të turizmit në Kosovë!

Lavdi luftës dhe sakrificës së UÇK-së!

Faleminderit përjetësisht që e sollët lirinë!

#PërDeçaninSkaMeUndal.

#AAK121

BR

Të ngjashme