Rinia e Junikut bindshëm për fitoren e Ruzhdi Shehut në tubimin përmbyllës

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu tashmë është i bindur për fitore me 17 tetor, pasi që edhe rinia sipas tij e tha fjalën e vet.

Shehu falenderoi te rinjtë e të rejat për përkrahjen masive në këto zgjedhje lokale, ku me këtë rast edhe përmbylli fushatën.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas, Fitorja jonë tanimë është kompletuar pasi që edhe rinia e Junikut sot e tha fjalën e vet: LDK#160, për Junikun, për të gjithë. Faleminderit të rejave dhe të rinjëve për përkrahjen e tyre masive në këto zgjedhje lokale. Ju ftoj të ndjekni pamjet në vijim nga takimi ynë madhështor me rininë, me ç’rast kemi përmbyllur fushatën tonë të fitores në Junik. Urime të gjithve fitorja dhe shihemi të Dielën në festën e fitores. R.Sh LDK#160

https://www.facebook.com/ruzhdi.shehu/videos/1880726158800932

Të ngjashme