Rinia vushtrriase bindshëm për fitoren e Xhafer Tahirit

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Derisa po merr mbështetje të vazhdueshme nga rinia, kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri iu premtoi se do të jetë i tyre dhe do të përgjigjet para Zotit, ligjit dhe qytetarëve të Vushtrrisë.

Në takimin e mbajtur sonte me rini, Tahiri ka thënë se rinia e Vushtrrisë janë ngritur në këmbë për qytetin që e duam.

“Vazhdojmë bashkë të gjithë pa dallime partiake, me qeverisje të mirë e me përkrahje të madhe nga rinia vushtrriase për Vushtrrinë për të gjithë” është shprehur ai. Postimi i plotë i Tahirit: Rinia e Vushtrrisë janë ngritur në këmbë për qytetin që e duam

Do të jem i juaji dhe vetëm i juaji, përgjigjem para Zotit, ligjit dhe qytetarëve të Vushtrrisë! Vazhdojmë bashkë të gjithë pa dallime partiake, me qeverisje të mirë e me përkrahje të madhe nga rinia vushtrriase për Vushtrrinë për të gjithë. Faleminderit

🙏

Të ngjashme