Ruzhdi Shehu e ka edhe rininë pas vetes, fitorja në Junik gjithnjë e më afër

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu sot është takuar me të rinjët e Junnikut.

“Rinia e Junikut është e ardhmja e Junikut dhe potenciali më i madh që kemi.” ka shkruar ai.

Të pranishëm ishin po ashtu Besa Gaxherri dhe Armend Zemaj.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Rinia e Junikut është e ardhmja e Junikut dhe potenciali më i madh që kemi. Sukseset e të rejave dhe të rinjëve të Junikut, na bëjnë krenar çdo ditë. Për 12 vite rresht, ky potencial është harruar dhe neglizhuar.

Prandaj edhe rinia e Junikut është bashkangjitur me karvanin e fitores. Sot kisha një takim me disa të reja dhe të rinj të Junikut.

Të pranishëm ishin po ashtu Besa Gaxherri dhe Armend Zemaj. Të gjithë së bashku u dakorduam se me 17 tetor 2021, do të festojmë fitoren tonë madhështore. Ndërsa me 18 tetor 2021, ndryshimi në Junik do të filloj pikërisht me rininë e Junikut duke u dhënë atyre hapësirën e merituar në pozita udhëheqëse, duke hapur vende të reja të punës, duke i përkrahur me grante dhe subvencione, duke i bërë pjesë të vendimmarrjes dhe lidershipit sikurse që e meritojnë.

Me 17 tetor 2021,LDK#160, Për Junikun, për rininë, për të gjithë. R.Sh

Të ngjashme