Ruzhdi Shehu: Juniku ynë gjithmonë ka qenë vatër e shumë sportistëve me përmasa ndërkombëtare

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se Juniku gjithmonë ka qenë vatër e shumë sportistëve me përmasa ndërkombëtare.

Shehu tha se me qeverisjen e tij, sportistëve të Junikut do ju kthehet dinjiteti dhe respekti që e meritojnë, sepse ata gjithmonë e kanë zbardhur faqen e Junikut në gjithë botën.

Postimi i plotë:

Juniku ynë gjithmonë ka qenë vatër e shumë sportistëve me përmasa ndërkombëtare. Para luftës (nga viti 1977), ka ekzistuar K.F. “Juniku” ndërsa nga viti 2012 deri 2020 ka ekzistuar Klubi i Futcallit “Juniku”. Për fat të keq sot nuk ekziston pothuajse asnjë klub futbollistik apo klub i sporteve tjera në Junik, me përjashtim të Klubit të Atletikës i cili ka nevoj për shumë mbështetje nga Komuna e Junikut. Pra rinia jonë e talentuar për sport, sot nuk ka asnjë klub sportiv në Junik ku mund të zhvillojnë talentin e tyre. Programi ynë qeverisës është garancioni për junikasit se ne do të rifunksionalizojmë klubet sportive në Junik dhe do të sigurojmë mbështetje të dinjitetshme komunale. Me qeverisjen tonë, sportistëve të Junikut do ju kthehet dinjiteti dhe respekti që e meritojnë, sepse ata gjithmonë e kanë zbardhur faqen e Junikut në gjithë botën.R.Sh

Të ngjashme