Ruzhdi Shehu: Ndryshimi i madh po afrohet, kërkoj përkrahje me 14 nëntor nga Junikasit

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se ndryshimi i mirë për Junikun po afrohet, andaj ai ftoi të gjithë Junikasit ta përkrahin në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Sipas Shehut, bashkimi i të mirëve është i domosdoshëm për ta ndalur të keqën e vogël por me sherr të madh.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,Ndryshimi i mirë për Junikun po afrohet, ky ndryshim i mirë do të jetë i mirë për të gjithë. Ju ftojmë për përkrahje maksimale në arritjen e tij.Përkrahësit e këtij pushteti dhe hezituesit e mëparshëm mund ta kenë drojën se ky ndryshim do të jetë një variant tjetër i këtij regjimi, por jo assesi. Variante të ngjashme dhe edhe më të rënda përgatitin vetëm ky regjim i cili nuk kursen asgjë për të vazhduar abuzimin dhe vrasjen e shpresës së të rinjve. Një ndryshim i ri vjen nga një mendësi tjetër, nga përvoja të tjera, nga rrethana të reja dhe nga njerëzit më të mirë të rrethit tuaj të cilët kanë vizionin më të mirë për qytetin dhe banorët e tij.Përkrahja e të mirës është obligim moral si njerëz, është obligim njerëzorë para Zotit, është para familjes, para brezave tuaj që po rriten e që do të vijnë. Prandaj bashkimi i të mirëve është i domosdoshëm për ta ndalur të keqën e vogël por me sherr të madh. Besoni në vetën tuaj, besoni në ndryshimin e ri.Të gjithë bashkë për ndryshimin e mirëR.Sh

Të ngjashme