Ruzhdi Shehu: Prioriteti im në mandatin e ardhshëm do të jetë investimi në turizëm

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se Turizmi është një nga potencialet kryesore që ka Juniku.

Tutje, Shehu tha se Juniku ka nevoj për zhvillimin e turizmit ekologjik të bazuar në agrokulturë dhe të përkrahur nga shërbime cilësore komunale.

Njoftimi i plotë:

Të dashur junikas, Turizmi është një nga potencialet kryesore që ka Juniku. Prandaj investimet në turizëm do të jenë prioriteti im kryesor.

Juniku ka nevoj për zhvillimin e turizmit ekologjik të bazuar në agrokulturë dhe të përkrahur nga shërbime cilësore komunale. Prandaj gjatë qeverisjes tonë do të realizohet Kompleksi Turistik “Gjeravica” të cilit do t’i paraprijë Master-Plani përkatës si dhe përfundimi i rrugës Junik-Bjeshkë.Do investohet po ashtu në infrastrukturën e integruar në fshatrat Gjocaj dhe Jasiq si dhe do të përkrahen me skema sociale bujqit, fermerët dhe ndërmarrësit e Junikut.

Pra do të investohet në turizmin veror dhe dimëror, pastaj në turizmin malor, urban, kulturor dhe shëndetësor. Në në këtë mënyrë zbatimi i projekteve tona në turizëm do të zvogëlojë papunësinë në Junik dhe do të garantojnë një zhvillim ekonomik dhe një mirëqenie e cila ka munguar tash e 12 vite.R.Sh

Të ngjashme