Ruzhdi Shehu viziton QKMF-në e Junikut, shpërndanë programin fizikisht dhe në forme elektronike

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Junikut nga LDK, Ruzhdi Shehu ka shpërndarë programin e tij në vizitën e bërë në QKMF dhe në njësinë e zjarrëfikësve.

Shehu ka bërë të ditur se programi i tij mund të lexohet edhe në formë elektronike.

“Së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, sot kemi vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, Njësinë e Zjarrfikësve të Junikut, disa nga fermerët e Junikut si dhe dhjetëra biznese që veprojnë në Komunën e Junikut.

Me këtë rast kemi shpalosur Programin tonë Qeverisës për katër (4) vitet e ardhshme në Junik. Në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19, kemi shpërndarë fletushkat me pikat kryesore të programit tonë si dhe kemi vendosur QR-Code ku mund të lexohet programi ynë edhe në formë elektronike.


Përkrahja e junikasve është duke u rritur çdo ditë prandaj fitorja jonë dhe ndryshimi për Junikun është shumë afër. Faleminderit të gjithë junikasve për mbështetjen e tyre pa rezervë. Shihemi në tubimin e fitores, me 17 tetor” shkruan Shehu në njoftim.

Të ngjashme