Selim Selimi: Kërcënimet e Kurtit patën efekt për sondazhe

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Daut Haradinajt, ish-ministri Selim Selimi përmes profilit të tij në facebook të tij në facebook ka thënë se kërcënimet e Kryeministrit Kurti ndaj kompanisë së sondazheve patën efekt.

Sipas tij, politika e kërcënimeve detyroi që një ditë para heshtjes zgjedhore në Prishtinë të prodhohet një sondazh që paraqet shifra e përqindje për të krijuar opinion publik.

Ndër të tjera, Selimi tha se kërcënimi i Kryeministrit dhe prodhimi i sondazheve është manipulim klasik e e di që populli më nuk mashtrohet.

Postimi i plotë:

Siç duket kërcënimet e Kryeministrit Kurti ndaj kompanisë së sondazheve patën efekt. Politika e kërcënimeve e detyroi që një ditë para heshtjes zgjedhore në Prishtinë të prodhohet një sondazh që paraqet shifra e përqindje për të krijuar opinion publik. Ky makinacion nuk do të ndikojë në vullnetin e popullit. Populli thotë që “Qurani nuk majet në natën e bajramit”. Kërcënimi i Kryeministrit dhe prodhimi i sondazheve është manipulim klasike e e di që populli më nuk mashtrohet.

Të ngjashme