Shala merr mbështetje nga minatorët e Trepçës

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka vizituar minatorët e Trepçës, nga të cilët tha se ka marrë përkrahje të madhe.

Shala thotë se ndanë kujtime të mira me minatorët nga koha kur ai ka drejtuar Trepçën.

Postimi i plotë i tij:

Pritje madhështore nga ana e minatorëve të “Trepçës”.  Minatorët gjithmonë në anën e drejt të historisë.

Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë. Ata kanë qenë çdo herë protagonistë në çdo proces historik.

Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigantin metarlugjik “Trepça” (2009-2013) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë.

Sot prej tyre mora premtimin se do të jenë edhe kësaj radhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit #Rimëkëmbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme