Shaqir Totaj falënderon qytetarët: Ndryshimi po vjen, përpara Prizren

Prizren | 12 Nën 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj përmes një video të postuar në rrjete sociale ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë ditëve të fundit.

Ai ka thënë se ky është fundi i fushatës por asgjë ende nuk ka përfunduar.

“Tani, të gjithë këtë punë që e kemi bërë së bashku për muaj të tërë, është koha ta finalizojmë të dielën. Ndryshimi po vjen, por ne të gjithë duhet ta bëjmë pjesën tonë. Unë po ju kërkoj të më besoni dhe të më votoni. Të dielën votoni jo vetëm për një Kryetar të Komunës, por edhe për një qytet të ri. Një qytet që e meritojmë. Një qytet që po ndryshon. Faleminderit të gjithëve. Përpara Prizren!”, ka thënë ai.

Të ngjashme