Shehu: 53% e votës së mërgatës është për ne

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një postimi ka falenderuar mërgatën, derisa ka thënë se 53% e votave të përgatës janë për të.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,Foli mërgata jonë e dashur. E tha fjalën e vet. Me votë, me besim e me mbështetje. 53% e votës së mërgatës është për ne. Është për programin tonë, i cili është për të gjithë e në shërbim të të gjithë junikasve. Sa zemërmadhe është mërgata jonë. Sa shumë krenar jam me të. Po aq mirënjohës dhe i përkushtuar do të jem ndaj tyre përgjithmonë.Faleminderit, mërgimtarë!R.Sh

Të ngjashme