Shehu i LDK-së hap fushatën zgjedhore: Junikasit do të vendosin fitoren tonë me 14 nëntor

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu të hënën ka hapur fushatën zgjedhore të koalicionit LDK-VV për balotazhin e 14 nëntorit në Junik.

Tutje, Shehu tha se këtë të dielë me 14 nëntor, nuk ka dilemë se Komuna e Junikut do të kthehet te junikasit.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,Të bashkangjitur me këtë postim mund të gjeni pamjet nga tubimi ynë për hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-VV për balotazhin e 14 nëntorit në Junik. Faleminderit shumë për prezencën tuaj masovike në këtë tubim dhe në përgjithësi për përkrahjen tuaj pa rezervë në këtë garë zgjedhore. Këtë të Dielë me 14 nëntor pas orës 19:00, nuk ka dilemë se Komuna e Junikut do të kthehet te junikasit sepse fitorja jonë do të jetë fitore e demokracisë dhe e ndryshimit progresiv për secilin qytetar të Junikut pa përjashtim. Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim. R.Sh

https://www.facebook.com/ruzhdi.shehu/videos/1093343414804116

Të ngjashme