Shehu i LDK-së në fushatën përmbyllëse: Pak orë na ndajnë nga fitorja madhështore e Junikut

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se janë vetëm pak orë nga fitorja madhështore e Junikut.

Shehu kritikoi qeverisjen e kaluar për keqpërdorimet që ka bërë sa i përket milionave të përfituara.

Andaj ai u zotua se do ta kthejë në një vend të mirfilltë Junikun. Postimi i plotë:

Të dashur junikas, Pak orë na ndajnë nga fitorja jonë madhështore. Të dielën me 17 tetor, të gjithë ju jeni të ftuar në festën tonë të fitores. Ndërsa nga e hëna, të gjithë ne së bashku do të qeverisim me Komunën e Junikut. Qytetarët i kanë kuptuar keqpërdorimet e pushtetit nga kryetari në ikje. Të gjithë e kemi kuptuar edhe për milionat e përfituara gjatë 12 viteve të tij në pushtet. Shpresojmë që këto fakte t’i kuptojnë edhe organet e hetuesisë sa më shpejtë. Turp të gjithë atyre që kanë keqpërdorur djersën e junikasve. Turp, për mashtrimin e junikasve. Turp, për 12 vitet e humbura të Junikut. R.Sh

Të ngjashme