Shehu i LDK-së: Në programin tim qeverisës kam paraparë projekte zhvillimore për Junikun

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, kanë vazhduar me takime të shumta me banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani.

Sipas Shehut, për fat të keq, qeverisja në ikje e Junikut, ka dështuar të përmbushë edhe nevojat më elementare në këto dy lagje, siç janë uji i pijes, statusi pronës, trotuaret, qentë endacak.

Kandidati per kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka shpalosur programin qeverisës në çdo familje të këtyre dy lagjeve.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, kemi vazhduar me takime të shumta me banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani.

Ne i njohim të gjitha problemet në këto dy lagje të respektuara të Junikut. Për fat të keq, qeverisja në ikje e Junikut, ka dështuar të përmbushë edhe nevojat më elementare në këto dy lagje, siç janë uji i pijes, statusi pronës, trotuaret, qentë endacak, etj.

Ne e kemi shpalosur programin tonë qeverisës në çdo familje të këtyre dy lagjeve. Me këtë rast banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani e kanë kuptuar se investimet dhe projektet zhvillimore në këto dy lagje janë prioriteti ynë kryesor.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme e cila po rritet çdo ditë më shumë.

Me 17 tetor, LDK#160

Për Junikun, për të gjithë.

R.Sh

Të ngjashme