Shehu i LDK-së: Në qeverisjes time, prioritet do të jetë zhvillimi i Junikut

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu njeri me integritet të lartë e karakter të fortë, dhe i përkushtuar për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Shehu tha se posedon të gjitha atributet e duhura për të qenë një udhëheqës i suksesshëm i qeverisjes lokale, andaj vota për të e LDK-në është vulosje e rrugëtimit zhvillimor për Junikun.

Postimi i plotë:

Edhepse komunë më e vogël, Juniku ka vend të rëndësishëm për LDK-në, ngase është vend i njerëzve me zemër të madhe. Njëri nga ta, një njeri vullnetmirë, me integritet të lartë e karakter të fortë, dhe i përkushtuar për të qenë në shërbim të qytetarëve, është Ruzhdi Shehu. Një burrë parimor e një profesionist me përvojë, elokuent e argumentues, Ruzhdiun e njoh personalisht nga koha kur ai vijoi dhe përfundoi me sukses të plotë Programin Profesional për Politikbërje Publike dhe Lidership (financuar nga USAID) në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ku unë isha ligjërues.

Ruzhdiu posedon të gjitha atributet e duhura për të qenë një udhëheqës i suksesshëm i qeverisjes lokale, andaj vota për të e LDK-në është vulosje e rrugëtimit zhvillimor për Junikun.

Juniku për të gjithë!

#LDK160 Ruzhdi Shehu

Të ngjashme