Shehu: Mungesa e ndriçimit publik për Junikun vazhdon të mbetet sfidë edhe në vitin 2021

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për komunën e Junikut, Ruzhdi Shehu, ka publikuar disa fotografi, ku shihet mungesa e ndriçimit në qendër të kësaj komune.

Postimi i plotë:

Të dashur Junikas,

Të bashkangjitur në këtë postim gjeni pamjet nga gjendja aktuale në Qendër të Junikut.

Mungesa e ndriçimit publik për Junikun vazhdon të mbetet sfidë edhe në vitin 2021. Për 12 vite qeverisje, po të ishte vendosur vetëm nga 1 ndriçues publik, ky problem do të ishte harruar sot. Mirëpo as kaq punë simbolike nuk po len pas kryetari në ikje.

Sot kur Juniku është në errësirë, kryetari në ikje nuk merret me gjendjen mjeruese në konakun e tij por po shijon mishin dhe verën e kuqe në konakun e Gllogjanit. Sidoqoftë, pas 14 nëntorit ai do të ketë mjaftueshëm kohë që të kaloj edhe në Gllogjan, pasi që për Junikun vendosin vetëm junikasit të cilët nuk do të tolerojnë më tutje errësirën e 12 viteve të fundit.

R.Sh.

Të ngjashme