Shehu prezanton programin qeverisës për vitin 2022-2025, i bindur për fitoren e LDK-së në Junik

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu është takuar me banorët e lagjes Gaxherr, Shala, Maloku, Miroci dhe Krraku në Junik, ku ka prezantuar programin tonë të përbashkët qeverisës 2022-2025.

Tutje, ai tha se tanimë nuk ka dilema për fitoren e LDK-së me 14 nëntor në Junik.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,Sot jemi takuar me banorët e lagjeve Gaxherr, Shala, Maloku, Miroci dhe Krraku në Junik. Së bashku me z. Besart Tofaj dhe z. Lulzim Gacaferi, jemi takuar me dhjetëra qytetarë nga këto lagje me ç’rast kemi prezentuar programin tonë të përbashkët qeverisës 2022-2025. Faleminderit të gjithve junikasve për përkrahjen tuaj të palëkundur. Tanimë nuk ka dilema për fitoren tonë me 14 nëntor. Prandaj ju sigurojmë se do të shfrytëzojmë çdo sekond nga mandati i parë në Komunën e Junikut, për të realizuar punët që është dashur të jenë të përfunduara gjatë 12 viteve të fundit si dhe për të realizuar edhe projekte tjera në funksion të rritjes së mirëqenies së junikasve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në Komunën e Junikut.R.Sh

Të ngjashme